Kronikë

Vdes një person në Novosellë, dyshohet se shkaktar ishte tymi

Policia

Një person në fshatin Novosellë të Malishevës dyshohet se ka vdekur nga ajri i tymosur i një stalle që ishte përfshirë nga zjarri.

Sipas njoftimit, ai është dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare pa shenja jete, vdekja e së cilit është konstatuar nga ekipi mjekësor.

“Viktima mashkull kosovar është sjellë pa shenja jete në QKMF pa shenja jete. Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor. Si pasoje kësaj vdekje dyshohet të jetë ajri i tymosur pasi që viktima kishte shkuar tek stalla e cila ishte përfshirë nga zjarri. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IM për obduksion”, thuhet në njoftim.