Në orët e hershme të mëngjesit të së martës në një aheng familjar në fshatin Druar të Vushtrrisë, Policia e Kosovës ka sekuestruar një armë zjarri të tipit Gazi.
Siç është bërë e ditur nga Policia rreth orës 2 të mëngjesit ka marrë informacione për të shtëna me armë.
“Me të pranuar informacionin janë ndërmarrë veprime të shpejta policore, ku pas një kohe të shkurtër njësitet policore kanë identifikuar vendin nga ku ishin dëgjuar të shtënat, me ç’rast në vendin e ngjarjes, ku kishte aheng familjar, në cilësinë e provave materiale u sekuestrua një armë Gazi, 23 fishekë dhe nëntë gëzhoja”, është njoftuar nga Policia e Kosovës.
Në cilësinë e të dyshuarit u intervistua XH.B. 46-vjeçar, i cili u lirua më pas në procedurë të rregullt.
“Ndaj tij është iniciuar rast për veprën penale ‘armëmbajtje, posedim, kontroll i paautorizuar i armëve’ dhe ‘përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm’”, thuhet në njoftim.
-
Sekuestrohet një armë në një aheng familjar në Vushtrri
-
Policia sekuestron një armë në një aheng familjar në Vushtrri
-
Kosovarët ua shohin sherrin të shtënave në ahengje familjare, pesë të arrestuar për një ditë
-
Sekuestrohen dy armë në Ferizaj, u përdoren në dy ahengje familjare
-
Shtie në aheng, Policia e arreston dhe ia sekuestron armën me municion