Është raportuar se ka ndodhur një zënkë mes gjashtë personave në fshatin Isniq të Deçanit.
Si pasojë e zënkës njëri nga të dyshuarit ka përdorë armë zjarri dhe ka plagosur një të dyshuar mashkull kosovar.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoI lënduari është i arrestuar, është dërguar në spitalin rajonal dhe është nën përkujdesje të policisë. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe aty kanë gjetur dy gëzhoja.
Me urdhër të prokurorit janë kontrolluar shtëpitë e të dyshuarve, por nuk është gjetur asgjë.
Lidhur me rastin përveç personit të lënduar që gjendet nën mbikëqyrjen e policisë janë arrestuar edhe dy të dyshuar tjerë të cilët pas intervistimit me urdhër të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt, kurse të dyshuarit tjerët gjende në arrati. Rasti vazhdon të hetohet