Kronikë

Katër të plagosur në një përleshje në Deçan

Katër persona kanë marrë lëndime në një përleshje në Deçan ku janë përdorur edhe thika.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës në rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka treguar se rreth orës 12:10, Policia ka marrë informatë për persona të plagosur. Zënka ka ndodhur në afërsi të Kuvendit Komunal dhe Gjykatës Themelore në Deçan.

“Rreth orës 12:00 është njoftuar Policia për persona të lënduar në afërsi të Kuvendit Komunal dhe Gjykatës Themelore në Deçan. Dyshohet se ka ndodhur një zënkë mes pesë personave, ku janë përdorur thika, në të cilën janë lënduar katër persona, dy prej tyre më rëndë dhe janë dërguar menjëherë në qendrën klinike rajonale në Pejë. Policia ka arrestuar dhe po i intervestion dy persona të dyshimtë lidhur me rastin”, ka njoftuar Gashi.