Kronikë

Aksident në Prishtinë, tre persona dërgohen në QKUK

Tre persona janë lënduar në një aksident trafiku në lagjen “Dardania” në Prishtinë. Policia i ka thënë KOHËS se në aksidentin e ndodhur të martën në orën 13:45, janë përfshirë dy vetura.

Të lënduarit janë dërguar në QKUK për trajtim derisa me rastin po merret Policia.