Kronikë

Arrestohen tre persona të dyshuar për marrje të patentë shoferit përmes ryshfetit

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona të dyshuar për keqpërdorime dhe marrje e patentë shoferit përmes ryshfetit.

“Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit - Sektori i Hetimeve të Korrupsionit pas veprimeve hetimore të zhvilluara lidhur me dyshimet për keqpërdorime dhe marrje e patentë shoferit përmes ryshfetit, sot me datë 09.07.2021 si rezultat i hetimeve dhe veprimeve policore ka arrestuar në flagrancë tre persona të dyshuar. Personat e dyshuar janë arrestuar lidhur me dyshimet për kryerjen e veprave penale si “Pranim i ryshfetit në sektorin privat neni 309”, “Dhënie ryshfeti neni 421” dhe “Ndihma në kryerjen e veprës penale Marrje e ryshfetit”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Me vendim të prokurorit nga Prokuroria Themelore e Prishtinës, personat e dyshuar janë ndaluar për 48 orë.