Një 44 vjeçar me inicialet M.M nga Vushtrria është arrestuar një ditë parë me dyshimet se ka kryer veprën penale të kanosjes.
Sipas policisë në Vushtrrisë në orët e mbrëmjes së datës 4 korrik 2021, është raportuar dhe iniciuar një rast me elemente të veprës penale kanosje.
“Nga informacionet fillestare të pranuar nga ankuesi, thuhej se në rrugën “Haxhi Zeka” në Vushtrri, ishte kanosur nga personi i dyshuar i cili ishte larguar nga vendi i ngjarjes. Lidhur me rastin janë ndërmarrë veprime të nevojshme hetimore me ç’ rast është arrestuar personi i dyshuar M. M., 44 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, ndërsa bazuar në veprimet e para hetimore dyshohet se veprës penale të kanosjes t’i ketë paraprirë një zënkë ndërmjet të dyshuarit dhe viktimës” thuhet në njoftimin e policisë.
Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit të rastit, i dyshuari është liruar për procedurë të rregullt.