Prokuroria Themelore në Gjilan ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit nga Gjykata Themelore në Gjilan ndaj të pandehurit B.Z., i cili dyshohet se të enjten theri për vdekje një person tjetër.
Prokuroria ka dhënë detaje rreth rastit të djeshëm.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Sipas kërkesës ekziston dyshimi i bazuar se më 24 Qershor 2021, në kafiterinë ‘’VivaLa’’, në Gjilan, i pandehuri B.Z., me dashje ka privuar nga jeta të ndjerin I.C., në atë mënyrë që pas një mosmarrëveshje verbale, me thikë i ka shkaktuar plagë prerëse shpuese të madhësisë mbi 15 cm në qafë, ku për shkak të plagëve të marra, i njëjti ka ndërruar jetë”.
I pandehuri me urdhër të prokurorit gjendet nën masën e ndalimit 48 orësh.