Policia e Kosovës ka njoftuar se në Mitrovicë janë arrestuar tre persona të dyshuar për veprën penale të “falsifikimit të parasë”.
Siç bën të ditur Policia e Kosovës, në operacionin e zhvilluar sot, pas hetimeve paraprake, të arrestuar janë: B.M., M.Sh., F.K. ndërsa i dyshuari Sh.D. gjendet në arrati.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoUrdhërkontrolle janë kryer në tri lokacione, dy në Prizren e një në Mitrovicë.
Si prova materiale janë sekuestruar mijëra euro e dollarë:
• 3x500 euro, gjithsej 1500,00 euro,
• 320x100 dollarë amerikan dhe 160x50 dollarë amerikan gjithsej 40.000,00 dollarë,
• tre telefona mobil,
• pasaporta dhe dokumentet identifikuese të të dyshuarve dhe
• dy veturat te përdorura nga të dyshuarit.
Paratë e sekuestruara dyshohet të jenë të falsifikuara, ka thënë Policia.