Është arrestuar të shtunën një person me dyshime për sulm seksual ndaj një vajze të mitur që ishte zhdukur në Fushë-Kosovë.
Të premten në mëngjes nëna e të miturës kishte raportuar se vajza e saj është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer dhe se nuk dihet për vendndodhjen e saj.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPolicia e Kosovës ka njoftuar se lidhur me këtë rast të shtunën është arrestuar një person në Gjakovë dhe ai akuzohet për veprën penale “sulm seksual”. I dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Pasi është gjetura e mitura dhe i dyshuari, ndaj tij është iniciuar rast sulm seksual, pasi janë ngrit dyshimet se i njëjti ka kryer veprën në fjalë. I dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet nga Policia e Kosovës.