Është arrestuar të shtunën një person me dyshime për sulm seksual ndaj një vajze të mitur që ishte zhdukur në Fushë-Kosovë.
Të premten në mëngjes nëna e të miturës kishte raportuar se vajza e saj është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer dhe se nuk dihet për vendndodhjen e saj.
Policia e Kosovës ka njoftuar se lidhur me këtë rast të shtunën është arrestuar një person në Gjakovë dhe ai akuzohet për veprën penale “sulm seksual”. I dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Pasi është gjetura e mitura dhe i dyshuari, ndaj tij është iniciuar rast sulm seksual, pasi janë ngrit dyshimet se i njëjti ka kryer veprën në fjalë. I dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet nga Policia e Kosovës.
Artikuj të ngjashëm
-
Arrestohet i dyshuari për sulm seksual ndaj një të miture në Gjakovë
-
Arrestohet një person që dyshohet se sulmoi seksualisht një të mitur
-
Arrestohet një i mitur në Fushë-Kosovë për sulm seksual ndaj një të miture
-
Një i mitur në Fushë-Kosovë sulmon seksualisht një vajzë të mitur
-
Sulmohet seksualisht një e mitur në Gjakovë