Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Një i mitur në Fushë-Kosovë sulmon seksualisht një vajzë të mitur

Policia e Kosovës ka bërë t ë ditur të shtunën se ka arrestuar një të mitur në Fushë-Kosovë nën dyshimin se ka sulmuar seksualisht viktimën femër kosovare, po ashtu e mitur.

Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje për 24 orë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i mitur nën dyshimin se ka sulmuar seksualisht viktimën femër kosovare e mitur. Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje për 24 orë”, thuhet në njoftimin e Policisë.