30 ditë paraburgim i janë caktuar të dyshuarit Sh.K pasi dyshohet se ka sulmuar bashkëshorten e tij.
Sipas Gjykatës Themelore të Prizrenit me 31 maj, në orët e mbrëmjes, saktësisht në shtëpinë e përbashkët familjare, i pandehuri Sh.K., me dashje e sulmon fizikisht të dëmtuarën-bashkëshorten tij, si viktimë e ndjeshme në këtë rast, ashtu që pas disa mosmarrëveshjeve që kishin në lidhje me vajzën e tyre, fillimisht ishin fjalosur mes vete.
Më pas i pandehuri nën ndikimin e alkoolit me 1.39 promilë, e godet fizikisht të dëmtuarën me grushte në fytyrë dhe në pjesë të ndryshme të trupit, mirëpo nga këto goditje e dëmtuara nuk pëson lëndime të dukshme në trup dhe nuk pranon që të merr tretman mjekësor
Sipas gjyqtares i pandehuri e kishte goditur fizikisht kishte vazhduar duke ushtruar dhunë psikologjike deri në ardhjen e Policisë në vendin e ngjarjes.