Një grua 30 vjeç ka raportuar në polici dhunën në familje në rrugën “Xhemajl Mustafa” në Podujevë.
Pas kësaj informate rajoni i Policisë në Prishtinë ka arrestuar të dyshuarin D. A. 35 vjeç ndërsa gjatë bastisjeve policia ka sekuestruar armë dhe substanca narkotike.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Një revole e llojit SigSauer, kalibër 7.65 mm, një karikator, dy copë fishek, kalibër 7.65 mu, një shufër metalike, dy thika dhe mjete të tjera të mprehta, si dhe sasi e konsiderueshme e substancës narkotike që dyshohet të jetë kanabis” thuhet në njoftimin e policisë.
I dyshuari pas arrestimit është dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë dhe ndaj tij me rekomandimin e prokurorit të shtetit është iniciuar një hetim për rastet; dhunë në familje, posedim i paautorizuar i substancave narkotike, psikotrope dhe analoge si dhe mbajtje në pronësi, kontroll dhe posedim të paautorizuar të armës.