Kronikë

Policia gjen armë te një i mitur në një shkollë në Skenderaj

Policia e Kosovës ka gjetur një armë të llojit Pistoletë dhe një karikator pa municion te një nxënës brenda hapësirave të një shkolle të mesme profesionale, të martën në mëngjes.

I mituri R.M., 17-vjeçar, është intervistuar në prani të avokatit, ndërsa pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

Ndaj tij është iniciuar rasti për “mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armës”.