Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Nxënësit 16-vjeçar i sekuestrohet arma në Suharekë

Policia në Suharekë ka sekuestruar një pistoletë dhe një karikator në shkollën fillore “Migjeni” në Gjinoc të Suharekës.

Policia ka vepruar pasi ka pranuar informatë se nxënësi E.B., i datëlindjes 2006, ekspozoi armën gjatë orës mësimore.

“I dyshuari i mitur është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës. Në lidhje me rastin u informua prokurori kujdestar i cili urdhëroj që rasti të hetohet në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Artikuj të ngjashëm