Policia në Mitrovicën e Jugut në orët e mëngjesit të së enjtes, ka realizuar një bastisje bazuar në informacionin dhe dyshimeve të arsyeshme.
Është sekuestruar një armë me gjashtë fishekë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Bastisja është realizuar në bazë të urdhëresës të lëshuar nga Gjykata Themelore në Mitrovicë, me ç ‘rast si rezultat i bastisjes është gjetur dhe është sekuestruar një armë e llojit ‘Pistoletë’ me gjashtë fishekë”, thuhet në komunikatë.
Policia ka intervistuar 25-vjeçarin i dyshuar për posedim ilegal të armës dhe më pas është liruar për procedurë të rregullt.
Ndaj tij është iniciuar rast për vepër penale ‘Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës’.