Dy persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në orët e mbrëmjes të së enjtes në Prishtinë.
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka thënë për KOHËN se aksidenti ka ndodhur në rrugën “Bill Clinton” në kryeqytet.
“Rreth orës 21:30 në rrugën Bill Clinton në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku, në mes të dy automjeteve në lëvizje, si pasojë janë lënduar dy persona. Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që njësiti i trafikut po merret me rastin”, ka thënë Ahmeti.