Kronikë e zezë

Aktakuzë ndaj një personi që vrau në dhomën e gjumit viktimën, ia plagosi gruan dhe djalin

Aktakuzë ndaj një personi që vrau në dhomën e gjumit viktimën, ia plagosi gruan dhe djalin
 

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit C.I., për shkak të veprave penale “Vrasje e rëndë”, “Vrasje në tentativë” si dhe “Lëndim i lehtë trupor”.

Sipas aktakuzës, në muajin korrik të vitit 2020, në fshatin Bardhaniq, komuna e Gjakovës, i pandehuri C.I., me dashje, ka privuar nga jeta N.M., në shtëpinë e tij.