Është dorëzuar në Polici personi i dyshuar për vrasjen e cila ka ndodhur të hënën në mbrëmje në fshatin Gradicë të Drenasit.
Siç ka konfirmuar për KOHËN zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti personi i dyshuar është Xh.B 54-vjeçar.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTë njëjtit i është sekuestruar një armë zjarri që dyshohet se është përdorur në rast.
“Sot rreth orës 08:30, është dorëzuar në polici i dyshuari për vrasjen që ndodhi mbrëmë në fshatin Gradicë. Xh. B. (mashkull) 54 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, të cilit poashtu i është sekuestruar një armë zjarri që dyshohet të jetë përdorur në rast. Ndaj tij kanë filluar procedurat e nevojshme policore”, thuhet në njoftim.