Kronikë

Hajnat vjedhin kompjuterë e laptopë në shkollën “Hasan Prishtina” në Milloshevë

Zyrtarët komunalë të Obiliqit kanë njoftuar se shkolla filloe “Hasan Prishtina” në fshatin Milloshevë ka qenë cak i hajnave gjatë ditës së diel. Sipas në njoftimi, përveç dëmtimit të inventarit, aty janë vjedhur edhe disa kopjuterë, laptopë dhe pajisje tjera teknologjike.

“Gjatë ditës së djeshme, SHFMU ‘Hasan Prishtina’ në fshatin Milloshevë është thyer dhe dëmtuar nga disa keqbërës, duke bërë vjedhjen e disa kompjuterëve, laptopëve dhe paisjeve tjera teknologjike si dhe disa dëmtime të inventarit të shkollës. Komuna e Obiliqit, përkatësisht Drejtoria Komunale e Arsimit, rastin në fjalë e ka paraqitur para organeve kompetente të drejtësisë”, thuhet në këtë njoftim të Komunës së Obiliqit.

Zyrtarët e saj shpresojnë që të bëhet zbardhja e rastit sa më shpejtë.

“Njëkohësisht bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që të mbrohen investimet tona të përbashkëta e në theks të veçantë të ruajmë institucionet e dijes dhe diturisë”.