Kronikë

Vrasje e dyfishtë në lagjen “Emshir” në Prishtinë

Descriptive Text

Një vrasje e dyfishtë në lagjen “Emshir” në Prishtinë ka ndodhur para pak çasteve.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka konfirmuar për KOHËN se rreth orës 09:00 janë gjetur dy trupa të pajetë në lagjen “Emshir” në kryeqytet.

Menjëherë pas marrjes së informatës Policia ka dalë në vendin e ngjarjes bashkë me prokurorin e shtetit dhe mjekët emergjent.

“Aktualisht policia ka nisur një hetim për rastin dhe rrethanat që karakterizojnë ngjarjen”, ka thënë Ahmeti.