Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur aktakuzë ndaj A.E, këshilltar i kryetarit të komunës së Kllokotit, pasi dyshohet se ka keqpërdorur detyrën e tij zyrtare.
Prokuroria njofton se A.E. në janar të vitit 2018, në fshatin Pozheran të Vitisë kishte tejkaluar kompetencat e tij duke arritur marrëveshje verbale me përfaqësuesin e një operatori për të vendosur inventarë në objektin e ri të komunës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Përfaqësuesi i operatorit ekonomik ka vendosur gjithë inventarin e porositur në objektin e ri të komunës së Kllokotit dhe deri më tani nuk është realizuar asnjë pagesë nga komuna, me ç’rast të njëjtit i është dëm material në vlerë prej 4.460 euro”, thuhet në njoftim.