Është suspenduar nga detyra drejtori i përgjithshëm i Sekretariatit të Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), Lavdim Krasniqi, me dyshim për veprat penale keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar, ushtrim i ndikimit dhe dhënie e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale.
KPK-ja ka njoftuar se pas fillimit të procedurës penale ndaj Krasniqit, është marrë vendim që i njëjti të suspendohet me 50 për qind të pagesës deri në marrjen e vendimit nga gjykata kompetente.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPo ashtu është suspenduar edhe zyrtarja e Sekretariatit, Marigona Berisha, si e dyshuar për veprën penale “moslajmërim i përgatitjes së veprave penale”.
KPK-ja ka caktuar u.d. të drejtorit të përgjithshëm të Sekretariatit, Valdrin Krasniqin, që është udhëheqës i zyrës ligjore.