Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Revokohet urdhërarresti ndaj Milan Radoiçiqit

Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale për tërheqjen e urdhër arrestit ndaj Milan Radoiçiqit. I njëjti ishte i dyshuar se ka kryer veprën penale “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar”.

Vendimi të cilin e ka siguruar KOHA është marrë me 23 shkurt të këtij viti, ndërkaq urdhër arresti ishte lëshuar më 14.08.2020.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Gjykata më datë 19.02.2021 e ka pranuar kërkesën për tërheqjen e urdhërarrestit nga Prokuroria Speciale të datës 19.02.2021 me arsyetimin se duke u bazuar në të dhënat e raportit të Policisë së Kosovës për përfshirjen e të dyshuarit Milan Radoiçiq në kryerjen e veprave tjera penale dhe fakti se që nga koha e lëshimit të urdhërarrestit të parë, nuk ka mundur që i dyshuari të sillet para organeve të drejtësisë, respektivisht në Prokurorinë Speciale, për shkaqe teknike dhe taktike të hetimit më të mirë të veprave penale e që dyshohet se i njëjti është i përfshirë në kryerjen e tyre”, thuhet në vendim.

Gjykata tutje ka bërë me dije se pas shqyrtimit dhe analizimit të kërkesës së Prokurorisë Speciale për tërheqjen e urdhërarestit ndaj të dyshuarit, ka konstatuar se kërkesa është e arsyetuar mirë dhe e bazuar konform dispozitës së nenit 173 paragrafi 3 të KPPRK-së.

Image