Policia në Shqipëri ka arrestuar një 57-vjeçar nga Kosova, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga UNMIK-u për "vrasje e ngelur në tentativë në rrethana rënduese" dhe "mbajtja pa leje e armëve luftarake".
A.B., banues në fshatin Tërrnavë të Podujevës, u arrestuar gjatë ditës së sotme në pikën kufitare në Morinë.
“Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit në Kukës bënë arrestimin provizor të tij, me qëllim ekstradimin në shtetin e Kosovës, mbështetur në “Konventën Evropiane të Ekstradimit” të vitit 1957”, ka njoftuar Policia e Shtetit.
Artikuj të ngjashëm
-
Arrestohet në Morinë shtetasi i Kosovës, kërkohej ndërkombëtarisht nga Lituania
-
Arrestohet në Morinë shtetasi i Kosovës, po kërkohej nga Austria
-
Arrestohet në Morinë kosovari që po kërkohej ndërkombëtarisht
-
Kapet në Morinë një person që po kërkohej ndërkombëtarisht
-
Arrestohet në Morinë shtetasi i Kosovës i kërkuar nga Interpoli