Policia e Kosovës ka arrestuar katër persona për falsifikim të parasë. Ata dyshohet se më 23 janar në dy këmbimore në Pejë, kanë bërë këmbim të 2500 dollarëve për në euro, të cilat ishin false.
Policia e Kosovës, rajoni i Pejës, ka njoftuar se janë identifikuar dhe arrestuar Z.K. (1982), H.K. (1988), E.K. (1988) dhe E.K. (1984).
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAtyre i janë gjetur dhe sekuestruar 4050 euro që kishin marrë në këmbimore. Atyre i është caktuar masa e paraburgimit prej 48 orëve.