Policia e Kosovës ka arrestuar katër persona për falsifikim të parasë. Ata dyshohet se më 23 janar në dy këmbimore në Pejë, kanë bërë këmbim të 2500 dollarëve për në euro, të cilat ishin false.
Policia e Kosovës, rajoni i Pejës, ka njoftuar se janë identifikuar dhe arrestuar Z.K. (1982), H.K. (1988), E.K. (1988) dhe E.K. (1984).
Atyre i janë gjetur dhe sekuestruar 4050 euro që kishin marrë në këmbimore. Atyre i është caktuar masa e paraburgimit prej 48 orëve.
Artikuj të ngjashëm
-
Arrestohet një person në rajon të Pejës, dyshohet se falsifikoi dollarë
-
Katër të arrestuar – e mashtruan një person duke ia marrë 280 mijë euro për një lokal
-
Arrestohen për falsifikim parash, Policia iu gjen 4,296 monedha 2-euroshe false
-
Arrestohen një grua dhe një burrë në Pejë për prostitucion
-
Ndalohen tre persona në Pejë të dyshuar për vjedhjen e 20 mijë eurove