Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Një muaj paraburgim për një person që organizoi skema piramidale dhe bixhoz

burg

Një muaj paraburgim i është caktuar një personi për organizim të skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm, nga Gjykata Themelore në Prizren.

Gjykata e ka marrë vendimin pas mbledhjes së dëshmive, nga sekuestrimi i 6 aparateve elektronike për lojëra të fatit të sekuestruara nga Policia, foto dokumentacioni ku shihen aparatet e lojërave, lokali dhe të tjera prova.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm, duke vepruar në vazhdimësi në mënyrë të fshehtë dhe të kundërligjshme i pandehuri ka organizuar lojëra të fatit, duke i nxitur qytetarët të moshave të ndryshme që të luajnë në lojëra të tilla, në anën tjetër duke marrë parasysh sjelljet e tij dhe vendosmërinë që të kryejë këtë vepre penale edhe përkundër ndalimit me ligj”, ka njoftuar Gjykata.