Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Arrestohet në Kamenicë “inspektori i rrejshëm”

Një person është arrestuar në fshatin Rrogoqicë të Kamenicës nën dyshimin se ishte prezantuar rrejshëm si inspektor i nivelit qendror.

Ai kishte shkuar te një biznes duke i kërkuar pronares 400 euro nën pretekstin për t’ia rregulluar dokumentacionin, duke e kërcënuar se në të kundërtën do t’i shqiptojë gjobë 11 mijë euro.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në lidhje me rastin, policia ka njoftuar se është konsultuar prokurori i shtetit që ka rekomanduar që i dyshuari të dërgohet në mbajtje.