Një person është arrestuar në fshatin Rrogoqicë të Kamenicës nën dyshimin se ishte prezantuar rrejshëm si inspektor i nivelit qendror.
Ai kishte shkuar te një biznes duke i kërkuar pronares 400 euro nën pretekstin për t’ia rregulluar dokumentacionin, duke e kërcënuar se në të kundërtën do t’i shqiptojë gjobë 11 mijë euro.
Në lidhje me rastin, policia ka njoftuar se është konsultuar prokurori i shtetit që ka rekomanduar që i dyshuari të dërgohet në mbajtje.
Artikuj të ngjashëm
-
Arrestohet një inspektor i punës, kërkoi ryshfet për të lejuar punimet
-
Arrestohet zyrtari i gjendjes civile në Kamenicë, regjistroi fëmijën pa praninë e njërit prej prindërve
-
Arrestohet zyrtari në Gjakovë, kërkoi ryshfet për rregullimin e dokumentacionit
-
Arrestohet një person në rajon të Pejës, dyshohet se falsifikoi dollarë
-
Arrestohet i dyshuari në Gjakovë, tentoi t’i korruptonte policët me 10 euro