Policia e Kosovës e ka arrestuar një person në fshatin Korenicë të Gjakovës pasi dyshohet se kishte tentuar t'i korruptonte zyrtarët policorë.
Ai ishte ndaluar më 8 nëntor nga Njësia Rajonale e Komunikacionit për shkak të tejkalimit të shpejtësisë, derisa gjatë legjitimimit, i dyshuari kishte tentuar të shmangte gjobën duke tentuar t'i ofronte 10 euro policit.
Ai është ndaluar për 48 orë, ndërsa ndaj tij është hapur rast dhënia e ryshfetit.
“I dyshuari u shoqërua menjëherë në stacionin policor, ndërsa kartëmonedha prej 10 eurosh u sekuestrua si provë materiale. Pas konsultimit me prokurorin e shtetit, ndaj të dyshuarit është hapur rast “dhënia ryshfeti,” dhe ai u ndalua për 48 orë. Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë mbetet e përkushtuar në ruajtjen e standardeve më të larta të integritetit dhe transparencës”, thuhet nw komunikatën policore.
-
Arrestohet i dyshuari në Gjakovë, tentoi t’i korruptojë policët me 50 euro
-
Tentoi t’u jepte 20 euro ryshfet policëve, arrestohet
-
Arrestohet shtetasi serb që tentoi të korruptojë policin në Jarinjë
-
Ndalohet shtetasi serb në Bërnjak, tentoi t’u japë ryshfet zyrtarëve policorë
-
Arrestohet për ryshfet një zyrtar i administratës lokale në Gjakovë