Gjykata Themelore në Prizren ia ka shqiptuar masën e paraburgimit prej një muaj E.F., për shkak të dyshimeve se ka kryer vepra penale si dhunë në familje, lëndim i lehtë turpor dhe mospërfillje të gjykatës.
Paraburgimi ndaj tij ka hyrë në fuqi nga 17 janari dhe mbaron më 16 shkurt.
E.F. akuzohet se ka ushtruar dhunë të vazhdueshme sistematike, keqtrajtim fizik dhe psikologjik në familje. Ai në një moment e kishte sulmuar bashkëshorten me kabllo elektrike, shuplaka edhe e kishte tërhequr për flokë. Kishte ndërhyrë nëna e tij e edhe nënën e kishte kapur për fyti. Ai po ashtu nuk e ka përfillur vendimin e lëshuar të gjykatës për nënën e tij, respektivisht urdhërin të lëshuar për mbrojtje.
Artikuj të ngjashëm
-
Një muaj paraburgim për personin që ushtroi dhunë ndaj gruas në Prizren
-
Një muaj paraburgim të pandehurit për dhunë në familje
-
Ushtroi dhunë në familje, Gjykata e Prizrenit i shqipton masën e paraburgimit prej një muaji
-
Një muaj paraburgim prizrenasit që ushtroi dhunë fizike e psikike ndaj gruas
-
Një muaj paraburgim për dhunë në familje