Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Policia gjen në Lipjan 500 euro që dyshohet se janë të falsifikuara

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në fshatin Grackë e Vjetër të Lipjanit është gjetur një kartëmonedhë prej 500 euro që dyshohet se është e falsifikuar.

Sipas raportit të Policisë, kartëmonedha është gjetur gjatë kontrollit në automjetin e një personi.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Monedha është konfiskuar ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Rasti është duke u hetuar.