Policia e Kosovës ka njoftuar se një person në Podujevë i cili po voziste një veturë me targa të huaja, ka shkrepur me armë në drejtim të një veture tjetër.
Rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 14:25 ku në makinën ku është gjuajtur me armë kanë qenë prezent katër persona. Nuk raportohet për ndonjë të lënduar.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPolicia njofton se në vendin e ngjarjes kanë gjetur një gëzhojë të fishekut derisa personit të dyshuar i është bastisur shtëpia duke iu gjetur një pistoletë me dy fishek.
“Nuk dihet motivi i rastit, i dyshuari gjendet në arrati, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftimin policor.