Dy ditët e fundit kanë regjistruar rritje të rasteve të gjobave ndaj qytetarëve që nuk kanë respektuar maskat kundër koronavirusit në Kosovë.
Të premten, Policia e Kosovës ka njoftuar se ka ndarë 1050 gjoba në baza të ligjit kundër COVID-19, në 24 orët e fundit. Edhe të enjten ishin regjistruar më shumë se 1000 gjoba, ose saktësisht 1073 gjoba.
Për dallim nga këto dy ditët e fundit, PK-ja regjistronte rreth 200 gjoba më pak ndaj qytetarëve të Kosovës për shkelje të ligjit anti-COVID.
Rritja e numrit të gjobave vjen në të njëjtën kohë kur po shënohet rritje e rasteve të reja me COVID-19 në vend. Deri tash në Kosovë janë regjistruar 16502 raste pozitive e 650 raste të vdekjes.
Artikuj të ngjashëm
-
Mbi 500 gjoba për mosrespektim të masave anti-COVID
-
Shqiptohen 190 gjoba për ata që nuk i respektuan masat anti-COVID
-
Rreth 2 mijë gjoba brenda një dite për mosrespektim të masave kundër COVID-19
-
2.238 gjoba për mosrespektim të masave anti-COVID në 24 orët e fundit
-
Afër 3000 gjoba për mosrespektim të masave anti-COVID në Kosovë