Kronikë

Kërkohet paraburgim për të miturin që dhunoi dhe e incizoi një të mitur në Gjilan

Foto: Koha / ilustrim

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit, nga Gjykata kompetente në Gjilan, ndaj një të dyshuari të mitur, pasi dyshohet se ka dhunuar dhe pa autorizim ka incizuar të dëmtuarën e mitur.

“Rasti ka ndodhur në komunën e Gjilanit, ku dyshohet se i mituri gjatë muajit janar 2020, ka dhunuar të dëmtuarën e mitur dhe gjatë marrëdhënieve seksuale pa autorizim e ka incizuar, pastaj të njëjtin incizim e ka publikuar”, njofton komunikata e prokurorisë.

Aty theksohet se në këtë mënyrë dyshohet se i mituri ka kryer veprat penale ‘’Dhunimi’’ dhe ‘’Fotografimi dhe incizimet tjera të paautorizuara’’, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.