Pesë persona ka arrestuar Policia e Kosovës, të premten, pasi janë zënë në flagrancë duke përpunuar substanca narkotike nga bimët e kanabisit, në një fushë të hapur në Llapashticë të Podujevës.
“Në një shtëpi të pabanuar (e njërit prej të dyshuarve) janë gjetur dhe sekuestruar 2097.4 gram substanca të dyshuara narkotike të llojit marihuanë, 7 bimë kanabisi me gjatësi prej 30 cm deri 1 metër dhe dy vetura të cilat të dyshuarit i kishin përdorë për kryerjen e veprës penale”, thuhet në raporton 24 orësh të PK-së.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPesë të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.