Kronikë e zezë

Arrestohet burri që kishte rrëmbyer një tjetër para një jave

Arrestohet burri që kishte rrëmbyer një tjetër para një jave
Foto: PK

Policia e Kosovës, ka arrestuar një të dyshuar dje, pasi ai më 13 shtator kishte rrëmbyer një burrë.

“Pas raportimit të rastit dhe ndërmarrjes së masave operativo-hetimore nga Policia e Kosovës, konkretisht hetimet rajonale të Prishtinës, me datë 19.09.2020, është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ditë më parë kishte rrëmbyer dhe grabitur viktimën mashkull Kosovar”, thuhet në njoftimin 24 orësh të PK-së.