Policia e Kosovës ka njoftuar se të dielën ka ndaluar një aheng në Gjakovë.
Sipas raportit 24-orësh, 70 mysafirët janë shpërndarë, ndërkohë që ka arrestuar organizatorin.
Policia bën të ditur se i dyshuari është intervistuar dhe është liruar më pas në procedurë të rregullt.
Po në Gjakovë, të hënën, Policia ka arrestuar një person për mosrespektimi të masave kundër pandemisë.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti duke mos respektuar vendimin lëshuar nga Qeveria, në lokalin e tij i janë takuar 20 persona. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar”, thuhet në raport.
Artikuj të ngjashëm
-
Arrestohet një person në Gjakovë, sulmoi pesë të tjerë në një aheng familjar
-
Rreth 80 persona pjesë e një ahengu në Skenderaj, shoqërohet në polici pronari i lokalit
-
Në Gjakovë, 5 të arrestuar për organizim ahengjesh familjare
-
Organizoi aheng familjar me 27 persona, arrestohet
-
Tre të arrestuar në Gjakovë pasi penguan policët në kryerjen e detyrës