Një person në Gjakovë është arrestuar në mbrëmjen e të premtes, pasi kishte organizuar një aheng familjar me 27 persona, ka njoftuar Policia e Kosovës në raportin 24-orësh.
Personi pas intervistimit është liruar.
Ahengjet familjare janë të ndaluara me masat e reja të Qeverisë së Kosovës për luftimin e pandemisë COVID-19.
Po të premten në Gjakovë në fshatin Skivjan është arrestuar një person pasi kishte ushtruar veprimtarin në lokalin e tij, duke mosrespektuar vendimet e Qeverisë. Personi në fjalë është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Artikuj të ngjashëm
-
Arrestohet një person në Gjakovë, sulmoi pesë të tjerë në një aheng familjar
-
Ahengje në kohë pandemie, Policia ndërpret shtatë sosh në 24-orët e fundit
-
Aheng në Gjakovë, policia shpërndan 70 mysafirët dhe arreston organizatorin
-
Policia ka ndaluar 13 persona për mosrespektim të masave të Qeverisë
-
Në Gjakovë, 5 të arrestuar për organizim ahengjesh familjare