Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Besonin te ringjallja, nënë e bijë besimtare të sektit “Dëshmitarët e Jehovait” u gjetën të vdekura

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Tiranë.

Nëna 56-vjeçare, Zhaneta Josifi dhe njëra prej dy vajzave të saj u gjetën të pajeta në apartamentin e tyre, një vetëflijim ky për hir të ringjalljes, raporton tch.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Besimtare të sekti fetar “Dëshmitarët e Jehovait” nëna dhe vajzat besonin se vetëvrasja do të mund t’u sillte një jetë të dytë, më të mirë.

Ekspertëve kriminalistë e mjeko-ligjorë, të gjendur në vendngjarje u shprehën se njëra prej viktimave, vajza 30- vjeçare, kishte disa ditë që kishte vdekur dhe mbahej në banesë, ndërkohë që vajza tjetër u dërgua në gjendje të rëndë në spital.