Një 37-vjeçar me iniciale A.B., është gjetur i mbytur rreth orës 19:40 të mbrëmjes së sotme, në sektorin Rinia në plazhin e Durrësit, raporton Zhurnal.
Sipas policisë, pas nxjerrjes së trupit në breg nuk janë konstatuar shenja dhune.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTashmë grupi hetimor po punon për të zbardhur identitetin e plot të tij dhe për të mësuar shkaqet e ngjarjes.
“Më datë 02.06.2020, rreth orës 19:40, në sektorin “Rinia”, në largësi rreth 5-6 metra nga bregu i detit, është konstatuar i mbytur shtetasi A.B., 37 vjeç, banues në sektor “Rinia”. Pas nxjerrjes në trupit në breg nga shërbimet e Policisë dhe nga kqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon identifikimin e personit dhe shkaqet e ngjarjes”, njofton policia.