Një person në Gjakovë, më saktësisht në fshatin Nec, dyshohet se e ka vrarë veten.
Lajmin për KOHËN e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë në Gjakovë, Nysret Xhurkaj.
Xhurkaj tha se sonte rreth orës 20:00, spitali rajonal në Gjakovë ka pranuar një person pa shenja jete.
Pas hetimeve, ku kanë gjetur edhe dy dëshmitarë, u konfirmua se i ndjeri ka kryer aksidentalisht vetëvrasje.
“Patrulla policore i është përgjigjur rastit dhe aty ka gjetur edhe dy dëshmitarë që konfirmojnë se ka ndodh vetëvrasje aksidentale”, tha Xhurkaj.
Edhe
Një person gjendet i vdekur në Gjakovë
Ai shtoi se hetimet për të kuptuar detaje të tjera ende po vazhdojnë.
“Dëshmitaret janë shoqëruar në stacionin policor - Gjakovë. Në vendngjarje kane dalë patrulla policore dhe hetuesit kujdestarë. Hetimet e mëtutjeshme do të zbardhin saktësinë e ngjarjes”, përfundoi Xhurkaj.