Stafi i Spitalit të Pejës po hetohet për trajtim të pandërgjegjshëm mjekësor, konfirmon Prokuroria

Stafi i Spitalit të Pejës po hetohet për trajtim të pandërgjegjshëm mjekësor, konfirmon Prokuroria
Prokuroria në Pejë ka nisur hetimet ndaj stafit mjekësor të Spitalit Rajonal të Pejës, për veprën penale “trajtim i pandërgjegjshëm mjekësor”.
Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë në Pejë, Shkodran Nikçi.
“Prokurorja e rastit e ka autorizuar Policinë e Kosovës që të ndërmarrë veprime hetimore në drejtim të stafit të Spitalit Rajonal të Pejës për veprën penale ‘Trajtim i Pandërgjegjshëm Mjekësor’”, ka thënë Nikçi për KOHËN.
Dërgohet në obduksion trupi i 38-vjeçares nga Istogu, dyshime për trajtim të pandërgjegjshëm mjekësor
Për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore është dërguar trupi 38-vjeçares së ndjerë nga Istogu. Kjo 38-vjeçare që kishte vdekur gjashtë ditë më parë, ishte llogaritur si viktima e tetë e koronavirusit në Kosovë. Megjithatë, zhvarrosja e saj, sipas raportit 24-orësh të Policisë, lidhet me trajtim të pandërgjegjshëm mjekësor, derisa familjarët kanë ngritur dyshime rreth shkakut te vdekjes së saj.
Njëri prej familjarëve të saj, Arben Kukleci ka thënë se familja dyshon se ajo nuk ka vdekur nga koronavirusi.
"Ajo nuk ka pasur asnjë simptomë virusi", i ka thënë ai KOHËS. Sipas tij, 38-vjeçarja ka vdekur "nga neglizhenca e mjekëve, fillimisht në Istog, e pastaj edhe në Pejë e Prishtinë". Ai po ashtu ka shtuar se familjarët janë në pritje të rezultateve të obduksionit, për të vendosur më pas për procedurat e rivarrimit.
Raporti i Policisë konfirmon se zhvarrosja është bërë të shtunën.
“Me datën 18.04.2020 në vazhdën e hetimeve me urdhër të prokurorisë së shtetit nga ana e Institutit të Mjekësisë Ligjore Prishtinë është bërë zhvarrimi i viktimës femër kosovare, e cila ka vdekur në QKUK me datën 13.04.2020”.
Policia në Pejë ndërkaq nuk ka dhënë detaje lidhur me rastin, duke shtuar se kanë pasur vetëm rol asistues, raporton KOHA.
“Policia ka asistuar, se kjo është bërë me urdhër të prokurorisë së shtetit. Policia i ka asistuar, është zhvarrosur kufoma dhe është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore”, i ka thënë shkurt KOHËS përmes telefonit, togeri Fadil Gashi.
Në anën tjetër nga Komuna e Istogut kanë bërë të ditur se e kanë në monitorim familjen e të ndjerës. "Kjo familje është në monitorim të shtabit emergjent", është thënë nga komuna.
Sipas zëdhënësit të shtabit emergjent, Besart Dreshaj, viktima ka qenë nga Skenderaj e martuar në Istog. Sipas tij, viktimës pritet t’i bëhet edhe njëherë testi për koronavirus, derisa ka shtuar se për COVID-19 do të testohen edhe familjarët e saj.
I pyetur për zhvarrimin, Dreshaj ka thënë se tanimë një gjë e tillë i takon prokurorisë.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Arrestohet në Pejë prindi që kanosi drejtorin e shkollës pasi iu suspenduan dy fëmijët

Viti, lirohet në procedurë një person që sulmoi fizikisht nënën, motrën dhe bashkëshorten

Prishtinë, shtetasja gjermane raporton se mori një letër kërcënuese

Ndalohet furgoni në Leposaviq, iu gjetën dy dhi e 21 keca pa dokumente

Arrestohet një person në Suharekë për dhunimin e një të miture

Një person në Jarinjë sulmon policin dhe ikën

Ylli shqiptar i rrjeteve sociale akuzohet në Zvicër se voziti veturën nga ulësja e pasagjerit

Vetura godet tre këmbësorë në Vushtrri

Arrestohet postieri që dyshohet se largoi zarfin me fotografi të ndjeshme nga zyra e Postës

Për dy orë e gjysmë Policia dënoi 20 persona për tejkalim të shpejtësisë në “Arbën Xhaferi”

Një shtetas shqiptar e një kosovar dyshohen për mashtrim me kriptovaluta në Austri
