Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka bërë thirrje ruajtje të qetësisë pas grabitjes së argjendarisë në këtë qytet e ku mbetën të plagosur dy zyrtarë policorë.
Ai ka shkruar në Facebook të mërkurën se rastet e tilla duhet të mos përsëriten, duke theksuar se po hetohet zbardhja e rastit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Sapo bisedova me Komandantin e Policisë, për rastin e grabitjes në një lokal në Suharekë, dhe u njoftova se po punohet në zbardhjen e rastit. Apeloj nga të gjithë që ta ruajmë qetësinë dhe të presim raportimin zyrtar. Uroj që ky rast të mos përsëritet kurrë në të ardhmen”, ka thënë Muharremaj.
Katër persona të dyshuar kanë grabitur një argjendari në Suharekë rreth orës 15:45, e gjatë arratisjes janë konfrontuar me Policinë.
Të dyshuarit ende s’janë kapur.