Është gjetur vetura e personave të dyshuar për grabitjen në argjendarinë dhe sulmin ndaj zyrtarëve të Policisë në Suharekë, ka thënë për KOHËN prokurorja e Prokurorisë Themelore të Prizrenit, Ervehe Gashi.
Vetura është gjetur në bjeshkët e Devetakut, në udhëkryqin Jezerc-Budakovë-Devetak.
Dy zyrtarë policorë janë plagosur të mërkurën në Suharekë, pasi katër të dyshuar shtinë me armë në drejtim të tyre pasi kryhen grabitje në një argjendari.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, i tha KOHËS se grabitja me armë zjarri kishte ndodhur rreth orës 15:45, e kur Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, të dyshuarit kanë qëlluar policinë.
Gjendja e tyre shëndetësore është e mirë.
Artikuj të ngjashëm