Kryetari Ardian Gjini ka bërë të ditur se Gjakova dhe Saranda prej sot janë qytete të binjakëzuara edhe zyrtarisht.
Në 110-vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, kryetari i komunës së Gjakovës Ardian Gjini dhe homologu i tij nga Saranda Adrian Gurma kanë nënshkruar dokumentin e binjakëzimit të dy qyteteve, duke e zyrtarizuar kështu një lidhje ekzistuese prej shumë vitesh në mes të qytetarëve të këtyre dy qyteteve.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo"Qytetarët e Gjakovës gjithmonë kanë qenë të lidhur me Sarandën dhe Shqipërinë në përgjithësi, por ky zyrtarizim na motivon që ta kemi bashkëpunimin shumë më të madh dhe në shumë fusha", ka thënë me këtë rast kryetari Gjini.