Segmenti Mitrovicë-Jarinjë, ndryshe i njohur si “Shkëmbi i Kanjushës” është mbyllur për shkak të rrëshqitjes së gurëve.
Sipas një komunikate për media, Ministria e Mjedisit Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës në bashkëpunim me Policinë e Kosovës ka ndërmarrë veprimet për sanim të gjendjes.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Aktualisht një shirit i rrugës është aftësuar për kalim, por meqenëse ekziston rreziku permanent për rrëshqitje të reja, ky segment i rrugës është mbyllur për qarkullim”, thuhet në njoftim.
Institucionet kanë lutur qytetarët që të mos i drejtohen këtij segmenti dhe t’u drejtohen rrugëve alternative deri në një njoftim të ri.