Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Thyhen zyrat e OVL-së në Lipjan, vidhet kompjuteri

Organizata e Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Lipjan ka njoftuar se gjatë mbrëmjes së të dielës persona ende të paidentifikuar kanë thyer dhe demoluar zyrat e kësaj organizate në qendër të qytetit.

Kryetari i Kësaj shoqate, Ali Mejzinolli, nëpërmjet komunikatës ka njoftuar qytetarët dhe ish-bashkëluftëtarët se zyrat e tyre janë thyer dhe është vjedhur kompjuteri i cili mbante dokumente të nevojshme të zyrës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Me rastin po merret edhe Policia e Kosovës.

“Të nderuar veteran dhe ju të respektuar qytetarë, ju njoftojmë që sot kur kam ardhur në zyrën e OVL të UÇK-së në Lipjan, e kam gjetur derën e thyer nga keqbërësit e shoqërisë sonë. Me këtë rast, ne veteranët e kësaj dege shprehim indinjatën tonë dhe pakënaqësinë më të thellë!? Edhe kjo po ndodhka! Sipas kësaj po shihet që numri i atyre që janë anti UÇK dhe antikombëtar po rritet mjerisht. Huliganët që kanë thyer derën dhe kanë hyrë dhunshëm ne zyrë, kanë marrë me vete shtëpizën e kompjuterit”, thuhet në njoftimin e OVL-së në Lipjan.